Prizren: Arrestohen babë e bir pasi rrahën një person për mosmarrëveshje në trafik
Një përleshje, ku një person është lënduar, ndodhi sot pasdite në Prizren, si shkak i një mosmarrëveshje në trafik.
Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, dy të dyshuarit e incidentit janë babë e bir.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, por meqë i biri ishte i mitur është liruar.
“Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që personit (babait) t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor”, tha ai./ Gazeta e Prizrenit