24-11-2024

Prizren: Arrestohen dy persona, konfiskohet kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren sot gjatë kontrollit të shtëpive të disa personave të dyshuar,  ka sekuestruar kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro si dhe ka arrestuar dy persona.

Bastisja është bërë  bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:

Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane

Një (1) DVR @LHUA

Një (1) shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL,

Dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram

Tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë

52,34 gram

Një (1) peshore digjitale

Një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë

1,76 gram

Dy (2) telefona mobil dhe

Një (1) automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore,

Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë (7000) euro.

Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.