Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët ditë më parë kanë kryer një grabitje.
Policia ka bërë të ditur e ankuesi mashkull më 6 shtator kishte njoftuar se tre persona të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kishin marrë një telefon dhe një kartëmonedhë prej 50€.
“Pas një pune hetimore më 13.09.2023 policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy personat e dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës kanë pranuar veprën”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.