26-11-2024

Prizren: Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata, dërgohen në burg

Dy persona nga Prizreni janë arrestuar nga Policia, pasi kërkoheshin nga organet e drejtësisë , raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit nga Policia arrestimi është bërë dje në dy lokacione të ndara, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishin dënuar ata, por njoftohet se janë dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Raporti nga PK:

Prizren 12.07.2023 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

Rr. Tahir Sinani, Prizren 12.07.2023 – 13:30.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.

Asnjë koment

Comments are closed.