Prizren: Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata, ishin dënuar për kanosje e vjedhje
Vetëm gjatë ditës së djeshme, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.
Dy prej tyre, siç mëson Sinjali janë arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Burimet thonë se bëhet fjalë për E.B., 24-vjeçar, i cili është arrestuar në mesditë në fshatin Randobravë, i cili po kërkohej pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Kanosje”.
Pasi i njëjti u ndal nga Policia, u arrestua dhe është shoqëruar në stacion ku janë kryer procedurat e nevojshme policore. I riu më pas është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin me burgim.
Kurse i dyshuari tjetër është arrestuar në Ferizaj, ndaj të cilit po ashtu kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata në Prizren. Sinjali merr vesh se ferizajasi N.B., ishte dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.