06-02-2025

Prizren: Arrestohen dy të dyshuar për “Grabitjen” e një plaku në rrugë

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, sot kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të mitur të dyshuari: B.S dhe A.G, raporton Gazeta e Prizrenit.

Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 03.02.2025,rreth orës 15:30, në rrugën ”Zara” ne Prizren, një person i moshës 80 vjeqare ishte sulmuar nga dy persona, të cilet pasi e kanë sulmuar viktimën fizikisht ia kishin marruar portofolin ku ne te kishte 100 euro si dhe dokumente personale te viktimës.

Referuar raportit,  të dyshuarit ishin larguar ne drejtim te pa njohur. Viktima kishte pësuar lëndime trupore ku kishte marr tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

Sektori i hetimeve te dyshuarit, i kanë sjell ne stacionin policor ne Prizren dhe në prezence te avokateve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe i dyshuari B.S ka pranuar veprën penale.

Lidhur me veprimet hetimore, është njoftuar Prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzon qe rasti te vazhdoj ne procedure te rregullt. Ku do të dërgohet Kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’

Asnjë koment

Comments are closed.