29-11-2024

Prizren: Arrestohen pesë persona, dyshohet se u morën me prostitucion

Pesë persona janë arrestuar  në Prizren, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.

Sipas policisë, thuhet se të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pas një pune operativo – hetimore me datën 17.01.2023 janë arrestuar dhe intervistuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës së lartcekur.

Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të Gjykatës Themelore janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.