Tre persona, njëri prej tyre i mitur, të dyshuar për vjedhje të ndryshme janë arrestuar në Prizren, gjatë një aksioni të ndërmarrë nga policia mbrëmë dhe sot, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Policia dyshon se edhe një person tjetër, i njohur për organet e rendit ka ndërlidhje me grupin, por ndodhet në arrati.
Zyrtari për media i policisë rajonale, Vesel Gashi, konfirmoi se aksioni është ndërmarrë nga policët e Stacionit “Alfa” në Prizren, ndërsa të dyshuarit akuzohen për vjedhje rënda, kryesisht të veglave të punës, bizhuterisë e gjësendeve të tjera, të kryera në Prizren.
“Ky është sukses i hetuesve të Stacionit policor në Prizren, që është realizuar në bashkëpunim me qytetarët, ndërsa kjo dëshmon për një punë përkushtuese të tyre në parandalimin e vjedhjeve në Prizren dhe fshatra”, tha për portalin “GazetaePrizrenit.net” se ai.
Gazeta ka mësuar se të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe se kanë pranuar veprat e ngarkuara.
Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dy të rriturve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, derisa të miturit i është shqiptuar ajo prej 24 orësh. /GazetaePrizrenit.net/