Tre persona nga komuna e Prizrenit, të cilët po kërkoheshin nga organet e drejtësisë janë arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë arrestimet janë bërë dje në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, në dy lokacione të ndara, përkaësisht në fshain Malësi të Re dhe në Prizren
Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishin dënuar të arrestuarit, por njoftohet se ata janë dërguar në vuajtje të dënimit në burg.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
- Malësi e Re-Prizren 27.09.2023-13:50.Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit.
- Malësi e Re-Prizren 27.09.2023-09:50.Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit.
- Bekim Berisha-Prizren 27.09.2023-19:55.Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje te dënimit.