Prizren: Arrestohet djali, rrahu dhe kanosi me thikë nënën e tij
Një i dyshuar është arrestuar në Prizren pasi kishte kanosur me thikë nënën e tij.
I dyshuari, pas kanosjes, nënën e sulmoi fizikisht.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Në anën tjetër, i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.