Prizren: Arrestohet e dërgohet në burg i kërkuari nga gjykata
Një person nga Prizreni është arrestuar pasi po kërkohej nga organet e drejtësisë.
Në raportin e Policisë, thuhet se arrestimi është bërë në rrugën “Sefedin Laqi”” , raporton Gazeta e Prizrenit.
“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së.
Mbështetur në raportet policore, rastet e arrestimeve të tilla nuk janë të rralla. /GazetaePrizrenit.net