Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës në kuadër të Stacionit Policor të Prizrenit, sot ka arrestuar të dyshuarin me inicialet J.K (24 vjeçar) nga Prizreni, i cili ishte në kërkim policor, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia ka njoftuar se për të kishte urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi me vendim gjykate ka qenë i dënuar me burg për 1 (një) viti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Në njoftimin e Policisë thuhet se ai kishte vendim të plotfuqishëm të gjykatës.
Për këtë i dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës në vuajtje të dënimit. /Gazeta e Prizrenit.