Prizren: Arrestohet një 21-vjeçar, i gjendet thikë e “narkotikë” në veturë
Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është një dukuri shqetësuese në vendin tonë
Në rrugën ‘Faik Konica’ në Prizren, një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë brenda së cilës ndodheshin dy persona. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike. 21-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa gjërat e kundërligjshme janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet. /GazetaSinjali/