Prizren: Arrestohet një 29 vjeçar, kapet në flagrancë me “narkotikë”
Në Prizren, pasdite është arrestuar një person për shkak të dyshimit të posedimit të substancave narkotike.
Referuar informatave nga Policia personi i moshës 29-vjeçare, është kapur në flagrancë, derisa ka provuar të ikë nga Policia, duke e hedhur drogën në tokë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe ka dhënë deklaratën para hetuesve policorë. Me urdhër të Prokurorit është hapur rasti ndaj tij.
/ Gazeta e Prizrenit/