Prizren: Arrestohet një i dyshuar për vrasje
Policia e Prizrenit ka arrestuar një person në lidhje me dyshimet për vrasje dhe armëmbajtjeje pa leje.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimin në stacionin policor prej 48 orëve.
Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë aktakuza kundër nëntë personave.
Dy persona akuzohen për lëndim të lehtë trupor, dy për mospërfillje të gjykatës dhe dy të tjerë për sulm.
Ndërsa një aktakuzë është ngritur për dhunë në familje dhe dy të tjera për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe heqje të pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës.