Policia e Kosovës me qellim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar një person në komunën e Prizrenit dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkorike, raporton Gazeta e Prizrenit.
Më datë 02.08.2023, njësiti i antidrogës në Prizren përmes realizimit të një urdhër kontrolli nga gjykata kompetente, rreth orës 07:05 është arritur që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale A.D.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:
- Një (1) kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё tё përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro
- Një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gram.
- Të holla të gatshme në vlerё dymijë (2000) euro dhe
- Një (1) telefon mobil
Sipas raportit policor i dyshuari me vendim të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike.