Një person nga Prizreni, që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia e ka ndaluar dhe arrestuar personin F. K. 47 vjeç.
I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Ai është dërguar në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg në Prishtinë.
Sipas policisë, ai është arrestuar dje pasdite në Fushë Kosovë.
/GazetaePrizrenit. net /