30-03-2026

Prizren: Arrestohet një person – i kërkuar me 7 urdhërarreste aktive (emri)

Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar mbrëmë në Prizren, bëjnë të ditur burime të afërta me rastin.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për Ervin Softën, për të cilin burimet thonë se ndaj tij kanë qenë aktive shtatë urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata.

Siç pohojnë dëshmitarët okular nga vendi ku u arrestua Softa, arrestimi i tij është bërë nga komandanti i Stacionit Policor në Prizren, ndonëse ai ndodhej jashtë detyrës zyrtare në momentin e intervenimit.

Të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se arrestimi është kryer në mënyrë të menjëhershme, ndërsa i dyshuari është shoqëruar nga Policia për procedura të mëtejme.


Sipas të dhënave që po qarkullojnë nga burimet e afërta me hetimin, Softa dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste penale, kryesisht të natyrës së mashtrimit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa pritet konfirmim zyrtar nga autoritetet kompetente lidhur me bazën ligjore të arrestimit dhe numrin e saktë të urdhërarresteve aktive./G. Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.