24-11-2024

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policiaraporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Wesli Klark”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Prizrenit.

Nga raportet e Policisë,  del se brenda një dite janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve ka pasur urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.