Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg
Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në rrugën “Rr. Wiliam Woker,” në Prizren.
Sipas policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, por nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar.
Nga raportet e Policisë, del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata.
/GazetaePrizrenit. net/