Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg
Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në rrugën “Naip Berisha”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Nga raportet e Policisë, del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/