25-11-2024

Prizren: Arrestohet një person, i sulmoi policët me çelësa të veturës

Mëngjesin e sotëm, policët në Prizren kanë ndaluar një person të cilin e kishin gjobitur për kundërvajtje. I dyshuari në shenjë pakënaqësie kishte ofenduar zyrtarët policor e më pas edhe i kishte sulmuar duke i gjuajtur me çelësa të veturës.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin policor të Prizrenit.

Në lidhje me rastin është informuar njësiti i hetimeve të cilët në konsultim me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim policor për 48 ore. Rasti nën hetime./IO

Asnjë koment

Comments are closed.