04-11-2025

Prizren: Arrestohet një person, kan’osi një zyrtar policor

Një person është arrestuar për kanosje të një zyrtari policor në Prizren.

Policia ka njoftuar se i arrestuari dyshohet se kanosi policin deri po i shqiptonte një tiketë për kundërvajtje në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur zyrtarin policor deri sa ishte duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në komunikacion”- thuhet në njoftimin e Policisë, më 04.11.2025.

Me vendim të prokurorit, sipas njoftimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.