Prizren: Arrestohet një person për kanosje
Një person është arrestuar në Prizren për shkak të kanosjes, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në rrugën “Asret Poniku”, por nuk njoftohet identiteti i te dyshuarit.
“I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. / GazetaePrizrenit.net/