25-11-2024

Prizren: Arrestohet një person për kanosje të policëve

Një person i dyshuar është arrestuar për kanosje të zyrtarëve policorë në Prizren.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, pas shqiptimit të gjobës, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas shqiptimit të gjobave nga ana e dy zyrtarëve policor, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.