08-09-2024

Prizren: Arrestohet një person për posedim droge

Një person është arrestuar në Prizren, për posedim të substancave narkotike, përfshirë edhe kokainë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, rasti ndodhi mbrëmë:

 “Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 11.01.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të tij dhe shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 2.68 gram substancë narkotike të llojit kokainë, 2.14 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një thikë, një boksë të metalit, një telefon mobil dhe një veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.   /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.