Një person i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare është arrestuar në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë, afër Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë, arrestimi është bërë në pikëkalimin e Vërmicës, ndërsa i dyshuari është shtetas shqiptar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raporti i plotë nga PK:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK. Vermicë 10.02.2023 – 13:45. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga ILECU, është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Shqipërisë dhe është dërguar në mbajtje./Gazeta e Prizrenit