Prizren: Arrestohet pasi me armë kanosi dy persona
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj, meqë pas një mosmarrëveshjeje, njëri nga të dyshuarit me pushkë gjuetie ka kanosur dy të dyshuarit tjerë.
Bëhet e ditur se arma me tetë fishekë është konfiskuar dhe se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.