Prizren: Arrestohet pronari i një lokali
Në Prizren është arrestuar pronari i një lokali. Sipas policisë ai nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë, për mbylljen e lokaleve deri në evitimin e virusit COVID-19.
“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar”, njofton Policia.
Në raportin 24-orësh nuk jepen detaje për emrin e lokalit e as lokacionin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /GazetaePrizrenit.net