Prizren: Artist nga Kosova, Tetova e Presheva në simpoziumin e artit “Arti’ ton’’
Organizata joqeveritare “Environment & Community Development” me seli në Prizren, në kuadër të Projektit “Kultura ime përmes Artit”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, ka njoftuar për organizimin e Simpoziumit të parë të Artit në Prizren, me titull “Arti’ton’’.
Në njoftim, thuhet se artistët pjesëmarrës janë nga qytetet e ndryshme të Kosovës, si dhe nga Tetova e Presheva.
Kolonia artistike do të zgjas tre ditë, duke filluar me 15 Korrik 2019. Gjatë këtyre ditëve artistët do të punojnë në lokacione të ndryshme të qytetit të Prizrenit.
Dita e parë – 15 korrik – Parku i Qytetit
Dita e dytë – 16 korrik – Marash
Dita e tretë – 17 korrik – Kalaja e Prizrenit
Me 18 Korrik, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në hotel ‘Centrum’ do të jetë e hapur ekspozita e pikturave të punuara gjatë kësaj kolonie. /GazetaePrizrenit.net/