Prizren: Babë e djalë grush*tohen, motra përpiqet të ndërhyjë – përfundojnë në polici
Një ka ndodhur në pasditën e sotme në Prizren, ku një konflikt verbal mes një babai dhe djalit të tij ka degraduar në rrahje.
Sipas informacioneve të para, përplasja ka ndodhur brenda shtëpisë familjare, ku palët kanë shkëmbyer grushte.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, në përpjekje për të ndalur përleshjen, ka ndërhyrë edhe vajza e familjes, e cila gjithashtu ka përfunduar e përfshirë në incident.

Lidhur me këtë, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar masat e mëtejshme ligjore ndaj të përfshirëve.
Bëhet e ditur se situata është nën kontroll dhe nuk raportohet për lëndime serioze.