24-11-2024

Prizren: Bie në prangat e policisë i dyshuari për tentim-grabitjen e bankës ‘Finca’

Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin për tentim -grabitjen e filialit mikrofinaciar ‘Finca’ në Prizren.

Sinjali mëson se i dyshuari është D.G, i cili mbrëmjen e shkuar ka rënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator.

D.G është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje në tentativë’.

Asnjë koment

Comments are closed.