Prizren: Bllokohet ashensori derisa në të ishin 2 persona, pasi u ndihmuan ata kanosën dhe sulmuan policinë
Policia ka raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar ku kanë mbetur dy persona, të cilët më pas kanë nisur të grinden mes vete.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me forcë e kanë hapur ashensorin, mirëpo njëri prej personave i kishte kanosur zyrtarët policor dhe tjetri e ka sulmuar.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Prizren 19.08.2023-07:50. Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.