24-11-2024

Prizren: Burg e gjobë për vjedhje të plehut e të farës në Piranë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me inicialet  A.G.  nga  Prizreni dhe B.G. nga fshati Atmaxhë, komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë, përkatësisht vjedhje të plehut e farës në fshatin Piranë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Të akuzuarit, gjykata i ka dënuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti,  si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro.

Në arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se me datën  17.11.2014 rrethe orës 12:00, në fshatin Piranë-Komuna e Prizrenit, pikërisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale N.H., në bashkëveprim me qëllim të përvetësimit  të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, marrin pasurin e luajtshme të dëmtuarit, pleh artificial dhe farë për grurë dhe dy dritare, në atë mënyrë shfrytëzojnë momentin e volitshëm,mos prezencën e pronarit, dhe duke përdorur forcën dritaret e montuara të shtëpisë i zhvendosin, i marrin dhe ikin nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.