25-11-2024

Prizren: Burgim dhe gjobë të akuzuarve për falsifikim të diplomave

Gjykata Themelore në Prizren përmes një komunikate për medie ka njoftuar se  – Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Refki Piraj) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve   M.H.,  F.Xh.,  B.A., dhe  D.M.,  për shkak se:

JANË FAJTOR

–  Të akuzuarit M.H., dhe D.M., (me të bashkë akuzuarit D.G., A.R., M.B., D.M., dhe E.Xh.,)

Mund të jetë një imazh i teksti

Që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, përpilojnë dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumenteve në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe D.G.,) të cilën kërkesë të akuzuarit e përcjellin tek të bashkë akuzuarit (M.B., E.Xh.,) dhe D.M.,  dhe këta të fundit i falsifikojnë dokumente në fjalë secili duke kryer rolin e tij dhe duke i pajisur aplikuesit/qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria me diploma false të shkollave të mesme në kundërvlerë të pagesave prej 1,300.oo deri në 2,000.oo euro për diplomë, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, dokumentet i dorëzohen fillimisht (të akuzuarit A.R.), e ky i dorëzon të akuzuarve M.H., (dhe D.G.), e të cilat dokumente nga këta të akuzuarit i ‘u dorëzohen personave të cilat kanë qenë të interesuar për sigurimin e dokumenteve në fjalë, këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesa shkollore të falsifikuara

– Kësodore në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.

Të akuzuarit M.H., F.Xh., dhe B.A.,

Nga koha e pavërtetuar e deri me 09.10.2019, në Prizren, Prishtinë dhe Podujevë, të akuzuarit M.H., (A.H.,) F.Xh., dhe B.A., përpilojnë dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale, ashtu që duke qenë pjesë e një grupi, veprojnë në bashkëkryerje me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucione përkatëse, merren vesh fillimisht me të akuzuarit M.H., (dhe A.R.,), të cilat kërkesa këta të fundit i përcjellin tek e akuzuara F.Xh., dhe kjo e fundit tek i akuzuari B.A., i cili falsifikon dokumente në fjalë duke i pajisur aplikuesit/qytetarët me diploma false për kryerje të veprimtarisë së pavarur, kinse të lëshuara nga Qendra për Aftësim Profesional, e të njëjtat dokumente në mënyrë të organizuar të grupit, duke shkuar duar më duar, secili duke kryer veprimet e tij, i ‘a dorëzojnë personave të cilët kanë qenë të interesuar për sigurimin të diplomave në fjalë, e të cilët në kundër vlerë paguajnë shumat e parave në kundërvlerë prej 500,oo euro,  këto veprime të akuzuarit i bëjnë deri me datë 09.10.2019, ku përmes aplikimi tët masave të fshehta përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohen diploma të lëshuara që rezultojnë të falsifikuara me ç ‘rast të akuzuarit kapen në flagrancë derisa ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së falsifikuar

– Kësodore në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 par. 3 lidhur me par. 2 e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit i GJYKON:

Të akuzuarën F.Xh., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,

Të akuzuarin B.A., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,500.oo (dymijepesëqind) euro,

Të akuzuarin D.M., me dënim me gjobë në shumën prej 1,000.oo (njëmijë) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

Të akuzuarin M.H., me dënim me gjobë në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 2,000.oo (dymijë) euro,

SHËNIM: Gjykata ka shqiptuar dënimet e lartë cekura, konform Marrëveshjes për pranimin e fajësisë e arritur ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe të akuzuarve, F.Xh., B.A., dhe D.M.,. kurse  I akuzuari M.H., ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar, ndërsa gjykimi do të vazhdoi ndaj (të akuzuarve D.G., A.R., M.B., dhe E.Xh)., të cilët në shqyrtimin fillestar nuk e kanë pranuar fajësinë sipas aktakuzës, dhe procedura do të vazhdoi konform Kodit të Procedurës Penale.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim.

 

Asnjë koment

Comments are closed.