Prizren: Burri raportohet nga bashkëshortja për dhunë fizike, Policia i gjen armë ilegale
Një rast është raportuar të ketë ndodhur së fundmi, në një familje në Gjonaj të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një grua, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.
Burri i dyshuar për dhunë në familje posedonte edhe armë pa leje, e cila u sekuestrua bashkë pasi njësitet policore kanë zhvilluar bastisje në shtëpinë e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”