23-11-2024

Prizren: Çertifikohen grupet e para të të rinjve në Hapësirën Krijuese të Këndit Amerikan

Biblioteka e Qytetit të Prizrenit, përkatësisht Këndi Amerikan si sektori i saj, ka përfunduar me sukses trajnimet e para për grupet e të rinjve në fushën e teknologjisë.

Hapësira krijuese apo si njihet ndryshe si Maker Space është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Trajnimi ka zgjatur 2 muaj ku të rinjtë kanë mësuar dhe janë trajnuar në këto fusha:

  1. Krijimi i aplikacioneve për telefona të mençur Android
  2. Programim në mikro bita (micro: bit)
  3. Teknologja 3D

Drejtoresha e Bibliotekës znj. Sahadete Sadikaj Kukaj e vlerëson lartë këtë trajnim duke bërë thirrje edhe për grupe tjera të të rinjve që bëhen pjesë e hapësirës krijuese që ofron Këndi Amerikan dhe të përfitojnë njohuri të reja të cilat do të ju ndihmojnë në karrierën e tyre.

Ndërsa, Besart Osmani punëtor në Këndin Amerikan i diplomuar në fushën e inxhinierisë kompjuterike, i cili i ka mbajtur këto trajnimet e para, thotë që këto organizime janë për herë të parë në hapësirat e Bibliotekës dhe shumë të dobishme për të rinjtë. Ai deklaron se gjithsej kishte 26 të rinj të Prizrenit të cikët me zell kanë ndjekur trajnimet si dhe apelon te të rinjtë të interesuar se shumë shpejt do të fillohet edhe me grupe tjera dhe të interesuarit mund të regjistrohen.

Vlenë të theksohet se gjithat këto trajnime organizohen pa pagesë, të cilat përkrahen vazhdimisht nga Ambasada Amerikane për të cilët Biblioteka është shumë falënderuese.

Asnjë koment

Comments are closed.