Prizren: Çfarë thotë pas largimit nga pozita komandanti Trafikut Rajonal, shkaku i aksidentit tragjik në Autostradë?
Gara e me vetura e të shtunës në mbrëmje, mbajtur në Autostradën “Ibrahim Rugova”, te kyqja Prizren-Veri ( kilometri 13), ku humbën jetën tre të rinj e tre të tjerë u lënduan, qoi në largime nga pozita, të komandantit të Trafikut në Rajonin e Prizrenit, Hasan Tërshana, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në aksidentin tragjik, humbën jetën Lordon Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të cilët u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me shpejtësi.
Vetë Tershana e konfirmoi se tashmë e kanë dërguar në një pozitë tjetër, në sektorin e operativës”.
“Vendimi ishte befasi për mua, pasi kjo pjesë nuk është në zonën e përgjegjësisë së Njësitit të Prizrenit, por zonë që takon Njësisë së Autostradave, ndërsa ditën kritike është dëshmuar edhe nga kamerat se nuk pas ndonjë organizim jashtë autostrade”, tha ish-komandanti i Trafikut Rajonal për portalin “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas tij Prizreni ka përfomancën me të mirë në trafik, pasi është ulur shkalla e aksidenteve mbi 50 %, ndërsa janë shqiptuar diku rreth 90 gjoba për grumbullime të ngjashme dhe ka pasur edhe të arrestuar.
Tërshana tha se zhvendosja e tij në një pozitë tjetër është bërë me vendim të drejtorit të Përgjithshëm, ndërsa ai se do ta shfrytëzojë të drejtën e tij të ankimimit. / Gazeta e Prizrenit /