28-11-2024

Prizren: Çka gjeti policia në bastisjen tek “Kobra City”?

Drejtoria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren gjatë ditës së enjte kanë zhvilluar një aksion në tre lokacione në rastin “Kobra City”, ku si pasojë e një incidenti në orët e para të 3 janarit mbeti i vrarë 31-vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu.

Lidhur me aksionin togeri Shaqir Bytyqi, nga policia në Prizren ka dhënë detaje për Klankosova.tv.

Bytyqi tha se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe granatë dore.

Ai theksoi se janë gjetur edhe disa aparatura që mund të përdorin lidhur me rastin.

“Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është arrestuar Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” dhe pesë të tjerë.

Ndërkaq, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh/ Klankosova.tv

 

Asnjë koment

Comments are closed.