Prizren: “Dallaveret me vota”, përfundon seanca ndaj komisionerëve të dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë përfunduar dy seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve – komisionerë dhe vëzhgues – për rastin e falsifikimit të rezultateve zgjedhore.
Një komisionere dyshohet për “Falsifikim të rezultateve të votimit” dhe “Marrje të ryshfetit”, ndërsa një vëzhgues dyshohet për “Kanosje” dhe “Dhënie të ryshfetit”.
Gjykata ka njoftuar se brenda afateve ligjore do të nxjerr vendimet, ndërsa Prokuroria ka kërkuar paraburgim për 23 persona. Ditën e djeshme, 109 persona u ndaluan lidhur me këtë rast.

“Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, dhe atë si në vijim: Total 21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit. Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit. Për një (1) të pandehur (komisionere) për dy (2) vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit. Për një (1) të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit. Dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara. Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren”, thuhet ne njoftim./GS

