25-11-2024

Prizren: Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, si vjet edhe sivjet

Komuna e Prizrenit sivjet sikur viteve të kaluara ka ndarë shumën e njëjtë për projektin e dekorimit të qytetit për festat e fundvitit.

Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit, Lis Dorambari për portalin rtv21.tv ka thënë se Komuna e Prizrenit sivjet ka ndarë buxhet prej 30 mijë euro. Sipas Dorambarit ende nuk janë zhvilluar procedurat tenderuese. Komuna e Prizrenit deri më tani nuk ka kotraktuar asnjë kompani për zbukurimin e qytetit.

“Sipas praktikave të viteve të kaluara, koha e ndarë për realizimin e projektit ka qenë 15 ditë. Mirëpo këtë kohë e përcakton Njësia Kërkuese dhe Menaxheri i Kontratës para publikimit të thirrjes, pas analizimit të punimeve që do të realizohen”, ka thënë ai.

Megjithatë, Komuna e Prizrenit edhe pse me 30 mijë euro buxhet për drita e zbukurime ende nuk kanë një plan konkret. Sipas zëdhënësit të komunës projekti nuk është dorëzuar akoma nga kompania projektuese. Buxheti i ndarë nga Komuna e Prizrenit edhe në vitin 2018 ka qenë po ashtu 30 mijë euro.

Asnjë koment

Comments are closed.