Prizren: Dënohen më burgim e gjobë dy persona për vjedhje
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., për shkak se me datë 8 korrik 2018, në kohë të pacaktuar, në Prizren, në bashkëveprim në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, me forcë e hapin derën e një lokali, dhe përsëri në një lokal tjetër depërtojnë me forcë në hapësirat e brendshme nga ku marrin para dhe largohen në drejtim të panjohur me çka të dëmtuarve iu shkaktojnë dëme materiale të konsiderueshme,
Të akuzuarit janë dënuar me një vit burgim dhe gjobë në vlerë prej 500 euro.
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Të akuzuarit E.Sh., dhe A.K., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohen.