24-11-2024

Prizren: Dënohet me 1 mijë e 400 euro gjobë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, Bejadin Beciri është dënuar me 400 euro gjobë për armëmbajtje pa leje dhe me 500 eruo gjobë e 6 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, dënim me burgim i cili me propozim të pandehurit u kthye në dënim me gjobë prej 500 euro.

Paraprakisht, i akuzuari së bashku me avokaten e tij mbrojtëse Drenusha Berisha, kishin arritur marrëveshje për pranimin e fjësisë, me prokurorin Genc Nixha, marrëveshje kjo e cila u aprovua në tërësi nga kryetarja e trupit gjykues Teuta Krusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë dënim i akuzuari do ta paguajë në këste 4 mujore.

Po ashtu, i akuzuari obligohet që në emër të paushallit gjyqësore të paguajë shumën prej 30 eurove dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro.

Prokurori Genc Nixha dhe pala mbrojtëse deklaruan se heqin dorë nga ushtrimi i ankesës ndaj aktgjykimit.

Ndryshe me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, Bejadin Beciri akuzohet se me 20.09.2020 rreth orës 13:30 min, në fshatin Prevallë, Komuna e Prizrenit, në shkelje me ligjin e zbatueshëm për armët, mban në pronësi, kontrollon ose posedon armën pistoletë me gaz, marka “ Zoraki”, pa pasur leje për mbajtje nga organi kompetent i Republikës së Kosovës.

Me këto veprime Irfan Brciti akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas pikës tjetër të aktakuzës, Bejadin Beciri akuzohet se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin I, të aktakuzës, i pandehuri e përdor armën në mënyrë frikësuese ose kërcënuese, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje momentale që kishte pas ai dhe babai i tij me të pandehurit Ilirjan Saramati, Egzon Saramati, Edon Saramati dhe Besim Saramati, rreth një vendqëndrimi për piknik në fshatin Prevalë, i pandehuri Bejadin Beciri, merr pistoletën me gaz të përshkruar nën pikën I të dispozitivit të aktakuzës nga lokali i tij “ Elita ”, dhe niset në drejtim të të pandehurve duke shtënë disa herë, me qëllim të frikësimit të të dëmtuarve, në mënyrë që të njëjtit të largohen nga vendi ku ishin vendosur për piknik.

Me këto veprime Bejadin Beciri akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.