25-11-2024

Prizren: Dërgohen në paraburgim të miturit që s’respektuan arrestin shtëpiak

Dy të mitur prizrenas janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim, pasi nuk kanë respektuar masën e arrestit shtëpiak, raporton Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Joni” në Prizren dje pasdite.

Sipas policisë me këtë rast nuk është respektuar masa e lëshuar nga gjykata, nga data 27.02.2020 deri 27.03.2020, verifikimin e të cilëve e ka bërë njësiti policor.

Nuk është njoftuar se për çfarë vepre ishte aplikuar një masë e tillë ndaj tyre.

“Gjatë verifikimit policia nuk i ka gjetur ata në shtëpi. Të dyshuarit me vendim të gjyqtarit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan”, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.