Prizren; Dërgohet për trajtim në Turqi djaloshi i lënduar nga shpërthimi i fishekzjarrëve

Ai ishte i shtrirë në QKUK për trajtim, por gjendja e tij nuk u përmirësua.
Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special për të.
Ai u dërgua në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë.