Në Prizren dje në mesditë ndodhi një ndërhyrje e policisë në një lokal në rrugën “Marin Barleti” në sheshin Shatërvan ku njoftohet se pati edhe konfrontime.
Me këtë rast janë arrestuar pesë persona, pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës, transmeton Gazeta e Prizenit.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se zyrtarët policorë gjatë ballafaqimit kanë pësuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtarët policorë gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e PK.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”. /GazetaePrizrenit.net