25-11-2024

Prizren: Detaje rreth rastit me COVID-19 në fshatin Tupec, nga sot do të fillojnë ritestimet

Pas një jave në Prizren rikthehen rastet e reja me coronavirus në Prizren.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu ka thënë për RTV Dukagjinin se personi që ka rezultuar pozitiv është testuar direkt në Klinikën Infektive.

“Pas simptomave të paraqitura, Spitali Rajonal i Prizrenit e ka udhëzuar për në Klinikën Infektive ku edhe ka rezultuar pozitiv”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shehu thotë se personi në fjalë është nga fshati Tupec dhe duke filluan nga nesër sipas tij do të fillojë gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe burimit të infeksionit.

“Me rastin e ditës së sotme raste aktive me coronavirus në Komunën e Prizrenit janë 48 raste aktive”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren thotë se nga sot do të fillojnë edhe ritestimet e personave që kanë qenë të prekur më herët ku edhe pritet të ketë të shëruar të shumtë.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve nga Komuna e Prizrenit ka shkuar në 136./Telegrafi

Asnjë koment

Comments are closed.