Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e vdekjes, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, viktima 31-vjeçar dhe jetonte i vetëm.
Burimet e “Gazetës së Prizrenit” njoftojnë se rasti ndodhi në rrugën “Bekim Berisha”, dhe se personi i vdekur është Ramë Kryeziu (shqiptar).
Pas ekzaminimeve, mjeku konstatoi se viktima ishte pa shenja jete dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, toger Shaqir Bytyqi ka njoftuar se rasti është hapur si si ‘Hetim i vdekjes’, pasi nuk dihen shkaqet. “Pas ekzaminimit nga Instituti i Mjekësise ligjore mund te konstatohet arsyeja e vdekjes”, tha ai për “Gazetën e Prizrenit”
Ndryshe ky është rasti i parë i vdekjes së raportuar për këtë vit në rajonin e Prizrenit.
Vitin e kaluar, mbështetur në raportet e Policisë, janë raportuar disa raste të personave të gjetur të vdekur në shtëpi-banesa, por ata kanë qenë të moshave më të shtyra. /Gazeta e Prizrenit /