25-11-2024

Prizren: Detaje të reja rreth vrasjes, i dyshuari gjuajti shtatë herë viktimën me pushkë automatike

Në Prizren, pasdite ka ndodhur një vrasje ku u privua nga jeta Beqir Morina. Sipas informacioneve të para, 48-vjeçari mbeti pa shejna jetë në vendin e ngjarjes pasi u gjuajt më armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në drejtim të viktimës, i dyshuari ka gjuajtur shtatë herë me pushkë automatike.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur po ashtu shtatë gëzhoja.

I dyshuari që ka kryer krimin, dyshohet të jetë Aziz Gashi i cili ndodhet ende në arrati.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.