Prizren: Digjet një fabrikë e mobiljeve, Policia jep detaje
Një fabrikë në lagjen “Arta” në Prizren është përfshirë nga flakët, të premten në mbrëmje,raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë fabrikë që merret me prodhimin e mobjeve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, vlera e të cilave është goxha e majme.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot rreth orës 18:21 është raportuar se një punëtori, fabrikë e mobiljeve është përfshirë nga zjarri. Ajo gjendet në rrugën “Arta”, Policia bashkë me zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar. Të lënduar nuk ka pas por dëme të konsiderueshme materale nga zjarri”, u shpreh Bytyqi.